• |
ide | kryesore

Milinkovic Savic rinovon pa klauzolë, Lotito fitoi ndaj presionit të të mëdhave

Sport



Sergej Milinkovic-Savic bën të lumtur Lazion, por më shumë presidentin Claudio Lotito: rinovimi me bardhekaltrit do ta lejojë serbin të arrijë 3 milionë euro në vit, pagesë e dyfishuar në krahasim me atë që fiton aktualisht mesfushori. Në 31 gusht, kur edhe merkato spanjolle të jetë mbyllur, Lotito e lojtari do të ulen në tavolinë për të diskutuar rinovimin deri në 2023. Nuk do të ketë probleme për firmën e nuk do të ketë as klauzolë për zgjidhjen e kontratës.

Presidenti i Lazios nuk dëshiron të humbasë kontrollin e lojtarit pasi ka refuzuar këtë verë oferta edhe sipër 100 milionë euro. Lotito shpreson në një tjetër sezon fantastik të serbit për të mos zbritur në cmimin e fiksuar prej 120 deri në 150 milionë. Me shumë mundësi Juventus, Milan, Manchester United e Real Madrid nuk do të heqin dorë nga 23 vjecari, sidomos nëse serbi përsëritet në performancë. Lazio, për momentin, do ta blindojë xhevahirin e tij dhe tia marrësh nuk është fare e lehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *