• |
ide | kryesore

Një i kuq për Të Kuqtë.., vjen So Hyon Uk

Sport



Tekniku Skënder Gega e lajmëroi edhe një ditë më parë ardhjen e lojtarëve të rëndësishëm, të paktën në aspektin ofensiv. “Do të luajmë ashtu kur të kemi lojtarët e duhur” e ndoshta në këtë koncept Gega kishte parasysh mesfushorin koreano verior So Hyon Uk, që ndoshta nuk gjen gjuhën e përbashkët në kuptimin e parë të fjalës menjëherë me të tjerët, por me atë që ka treguar në Bosnje në sezonin e fundit do të jetë një pedinë e rëndësishme e të kuqve, në tentativeën për të kthyer titullin në kryeqytet. Koreani, pjesë e përfaqësueses së vendit të tij, mund të ketë bërë skeptikë shumë njerëz, por po flasim për njëe lojtar që nuk tërhiqet kurrë nga duelet. Karizma e So Hyon Uk do ti jetë komode teknikut që kërkon nga skuadra të vërë zemrën në fushëe. Kualiteti edhe mund të diskutohet (nuk është rasti i Uk), por dëshira kurrësesi. Tani Gega pret edhe një dhuratë tjeter, në sulm, aty ku Hebaj nuk duhet të mbetet vetëm dhe këtë e dinë mirë të kuqte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *