• |
ide | kryesore

I mohohet për herë të 10-të liria me kusht vrasësit të John Lenon

Paparazzi, Slider



Sipas NBC News, Mark David Chapman-it që vrau John Lenon ju mohua liria me kusht për herë të 10 këtë javë pas takimit me bordin e lirimit të New York-ut të mërkurën. Në një pohim të marrë nga The Associated Press, për NBC Neës, bordi deklaroi se lirimi i Chapman “do të ishte i pa pajtueshëm me mirëqenien dhe sigurinë e shoqërisë si dhe do të nënvlerësonte repektimin e ligjit.

Ai po vuan dënimin e tij prej 20 vjetësh në Wende Correctional Facility në New York dhe si rezultat i këtij vendimi, Chapman do të kalojë të paktën edhe dy vjet në burg.

Chapman goditi dhe vrau ish anëtarin e grupit Beatles jashtë apartamentit të Lennon në New York më 8 dhjetor 1980. Ai u deklarua fajtor për vrasjen e shkallës së dytë në vitin 1981.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *