• |
ide | kryesore

Personazhet që u dashuruan me njerëzit e “thjeshtë”

Paparazzi, Slider



Këto janë disa prej atyre rasteve kur VIP-at janë dashuruar me njerëzit e thjeshtë:

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn

Ata u dashuruan në shkollën e mesme “Thomas Mills High”  në Framlingham, dhe filluan të takoheshin në vitin 2015-të. Cherry jetonte dhjetë kilometra larg shtëpisë ku u rritën, shpjegoi ajo në një intervistë. Ata tashmë janë burrë dhe grua dhe u martuan në fshehtësi të plotë.

Savannah Mohaney, Eden Mahoney, Tom Mahoney, Marcia Cross

Aktorja e njohur e “Desperate Houseëives është martuar me ndërmjetësin e saj me të cilin tashmë ka dy binjakë.

Julia Roberts dhe Danny Moder

Aktorja Julia Roberts u martua me një kameraman të cilin e njohu gjatë disa xhirimeve dhe quhej Danny Moder.

Aaron Paul dhe Lauren Parsekian

Paul gjeti famën e tij fal Breaking Bad, dhe në Coachella ai u takua me bionden bukuroshe, një nga krijueset e fushatës Kind, një shoqatë jofitimprurëse.

Jeff Bridges dhe Susan Geston

Ai është një nga ikonat e industrisë së filmit dhe kur ai po filmonte Rancho Deluxe, gjatë një pushimi midis regjistrimeve, ai e kishte takuar këtë kamariere mjaft simpatike në një klub. Ata krijuan një mardhënie dashurie dhe  kanë qenë së bashku që nga viti 1977.

Eddie Redmayne dhe  Hannah Bagshawe

Kjo mardhënie e dashurisë lindi  në fakt nga ekonomia që kur aktori fitoi çmimin Oscar. Partnerja e tij ishte menaxhuesja financiare dhe ata krijuan një romancë të veçantë.

Meryl Streep dhe Don Gummer

Historia e Meryl Streep dhe skulptorit Don Gummer është vërtetë një çështje fati. Ai ishte një mik i vëllait të saj dhe në atë periudhë aktorja po kërkonte një shtëpi . Ka qenë pikërisht ai që më pas u bë partneri i saj Gummer, që e ftoi të qëndronte  në shtëpinë e tij nga ku lindi edhe dashuria mes të dyve dhe më pas u martuan.

Vince Vaughn dhe Kyla Weber

Ai është një nga aktorët më të njohur ndërsa ajo është një agjente imobilare. Ata u njohën rastësisht duke përfunduar në një romacë dashurie dhe Kyla mori shumë nga fama e Vince.

Luciana Barroso dhe Matt Damon

Ajo punonte prapa një bari në Miami dhe krejt papritur një tip i cili quhej Matt Damon u afrua duke e ngacmuar. Nga ai moment jeta e saj ka ndryshuar sepse ata krijuan një romancë dashurie dhe Luciana arriti të bëhej e famshme dhe shumë dyer përsa i përket jetës profesionale iu hapën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *