• |
ide | kryesore

Dua Lipa tregon stresin nga media për jetën e saj

Paparazzi, Slider



Dua Lipës i pëlqen të postojë foto në rrjetet sociale, por jo dhe aq shumë fakti që njerëzit mund të mësojnë më shumë seç duhet për jetën e saj private.

Gjatë një interviste për “Daily Star”, këngëtarja me origjinë kosovare shpjegoi: “Nuk e di nëse do të mësohem ndonjëherë me njerëzit që komentojnë jetën time private. Po mundohem ta kaloj hap pas hapi këtë fazë. Në një farë mënyre jam në betejë të vërtetë me realitetin virtual. Ka ditë që e fshi fare aplikacionin e “Instagram”-it dhe më pas e aktivizoj prapë pas disa ditësh, për t’u shkëputur disi nga ajo botë, më pas e fshi sërish”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *