• |
ide | kryesore

Albumi i Bebe Rexha-s, më i dëgjuari në Spotify

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha arriti të fitonte shumë çmime dhe korri sukses me këngën “Meant to be”, një bashkëpunim me “Florida Georgia Line”. Por edhe albumi “Expectations” po ecën mjaft mirë dhe tashmë është renditur në pesëshen më të dëgjuar të listës së femrave në “Spotify”.
“Jam e lumtur që jam mes këtyre femrave të forta dhe të talentuara. E ardhmja është premtuese për femrat kreative”. Kështu shkroi Bebe në faqen e saj në “Instagram”, ndërsa publikoi dhe foton e lajmit entuziast për të.
E para në renditje është Cardi B, e ndjekur nga Camila Cabello, Anne Marie dhe pas Bebe Rexhës është Ariana Grande.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *