• |
ide | kryesore

Mandzukic nuk harron, dhuratë speciale për fotografin që rrëzoi në Botëror

Sport



Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, pas deklaratës se e ka mbyllur karrierën e tij me përfaqësuesen, ka dashur ti kërkojë ndjesë edhe Yuri Cortez, fotografit meksikan që e rrëzoi gjatë festimit në Botëror, për golin e realizuar kundër Anglisë në gjysëmfinale.

Në fakt Mandzukic i ka bërë një dhuratë speciale fotografit, fanellën me numrin e tij 17, bashkë me autografin e dedikuar për Cortez, por edhe fanellën me numër 10 të Kroacisë, por jo me emrin e Modric, por Cortez.

Meksikani, i surprizuar nga xhesti i bukur i sulmuesit të Juventus, nuk ka humbur kohë ta publikojë në profilin e tij Twitter duke komentuar: “Kjo është dhurata që Mario Mandzukic më bëri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *