• |
ide | kryesore

Vangjel Dule pas takimit me Lulzim Bashën: Çdo vendim në kohën e duhur

Lajme, Të fundit



Pak pas lëvizjes së kreut të PDIU-së, shpëtim Idrizi i cili u largua nga koalicioni me PS-në dhe u bashkua me PD-në, vjen një tjetër zhvillim nga PBDNJ. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule po zhvillon ditën e sotme një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Takimi po zhvillohet në selinë e PD-në.

Ky takimi vjen pak pas ‘divorcit’ të PDIU me Partinë Socialiste, ku Idrizi doli nga koalicioni qeverisës.

Ndërkohë, nga Durrësi Basha ftoi publikisht Idrizin që të jetë pjesë e angazhimeve të PD për të rrëzuar Ramën nga pushteti, në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrojnë.

Ndërkohë, Vangjel Dule i pyetur nëse do të dal nga koalicioni pas afrimit të PDIU, ai është shprehur se do të marrë vendimin pas takimit me Bashën.

Çdo vendim në kohën e duhur”, – tha ai për Panoramën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *