• |
ide | kryesore

FOTO/ Veliaj rregullon gabimin në fasadën e shkollës “Kosova”

Lajme, Të fundit



Në 17 shtator u hap në Tiranë shkolla 9-vjeçare “Kosova”. Ai është një ndërtim i ri dhe bashkia e Tiranës e serviri në kronika të njëpasnjëshme televizive derisa ditën e parë të shkollës aty shkoi vetë kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj dhe mjaft ministra.

Lapsi.al vuri re një gabim në fasadën e shkollës pak ditë para se ajo të inaugurohej. Emri i shkollës ishte shkruar gabim. Ishte shkruar Shkolla 9 vjeçare Kosova, por duhet të shkruhej Shkolla 9-vjeçare “Kosova”. (shiko foton poshtë)

Por befas, ditën e parë të shkollës gabimi ishte ndrequr. (shiko foton poshtë) 

Duke iu hedhur një sy komenteve të lajmit të parë kishte edhe nga ata që e quanin këtë diçka periferike dhe një rast për të kritikuar si qëllim në vetvete.

Së pari, gabimi drejtshkrimor në fasadën e një shkolle nuk mund të kalojë si të ishte një koment në Twitter apo Facebook.

Së dyti, nëse tolerohet gabimi i parë në një institucion kaq të rëndësishëm, e kaluara ka treguar se ai më pas kthehet në një normë.

Së fundmi, nëse dikush ka reflektuar tregon se vërejtja nuk ka qenë kaq e parëndësishme. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *