• |
ide | kryesore

Roberto Carlos së shpejti trajner i Fenerbahçe?

Sport



Tre vjet më parë u tërhoq na futbolli i luajtur, por tashmë Roberto Carlos mund të zërë vendin e Phillip Cocu në krye të Fenerbahce. Te ky i fundit ish-mbrojtësi i majtë brazilian ka shpenzuar dy vite (2007-2009) pas largimit nga Real Madrid.

4-1 u mund në fushën e Dinamos së Zagreb në javën e parë të Europa League, Fenerbahçe ka bërë një fillim sezoni larg pritshmërive të tifozëve. Humbja ndaj klubit kroat e ka vendosur Phillip Cocu në telashe.

Edhe pse e mori këtë verë drejtimin e ekipit turk pas pesë sezonesh në krye të PSV Eindhoven, nëse vijojnë rezultatet negative, mund të sjellin largimin e teknikut. Dhe sipas medias turke emri i përfolur për ta zëvendësuar është ai i ish-mbrojtësit brazilian Rberto Carlos.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur në fund të vitit 2015, ish-mbrojtësi i majtë i Seleção ka pasur eksperienca si trajner, duke përfshirë edhe klubet turke: Sivasspor dhe Akhisar Belediyespor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *