• |
ide | kryesore

The Best/ Pas një dekade më i mirë i FIFA-s nuk është as Messi e as Ronaldo

F1, Sport



Eshtë fundi i një epoke: pas 10 vjetësh, lojtari më i mirë për FIFA-n nuk është një mes Messi e Ronaldo. Nodhi ashtu si në cmimin e dhënë nga UEFA. Edhe FIFA në cmimin The Best ka zgjedhur Luka Modric si Lojtarin më të mirë të Vitit, duke mundur Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah. Portugezi në fakt nuk ishte paraqitur në Londër, duke e ndjerë se cmimi do të shkonte për kroatin, por edhe sepse duhej të përgatitej për ndeshjen e mesjavës me Juventus.

Në anën tjetër, Momo i Liverpool duhet të ngushëllohet me cmimin e Golit më të bukur të Vitit. Një e majtë në këndin e largët të portierit në derbin e Liverpool nën reshjet e lehta të dëborës ka mjaftuar që egjiptiani të fitojë Puskas Aëard, cmimi për golin më të bukur të sezonit që lamë pas. E aty sulmuesi i të kuqve mundi rovjeshatat e Cristiano Ronaldo (kundër Juventus) e Bale (në finalen e Champions). Për këtë zgjedhje ka një shpjegim: fituesi zgjidhet nga tifozët në internet dhe egjiptiani ka shumë mbështetës sidomos në Atdhe.

Botërori ishte i rëndësishëm e shumë madje, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe në një trofe të organizuar nga Fifa. Trajneri i Vitit nuk mund të ishte askush tjetër përvec kampionit të botës Didier Deschamps, që mundi Zltako Dalic të Kroacisë dhe Zinedine Zidane, fitues të Champions me Real.

Portieri më i mirë nuk e fitoi Botërorin, por deri aty ku shkoi skuadra e tij, merita kryesore ishte e gardianit të portës. Thibaut Courtois, më i mirë edhe i Botërorit mundi konkurencën e Lloris dhe Schmeichel.

Një tjetër protagonist i Botërorit të Rusisë nuk mund të mos nderohej me cmimin e Lojtarit të ri më të mirë të vitit. Kylian Mbappe shënues edhe në finale me Francën, rrëmbeu trofeun ashtu si edhe pritej.

Formacioni FIFPRO, me 11 lojtarët më të mirë nuk ka shumë surpriza, edhe pse ndoshta lë vend për diskutim lënia jashtë e portierit të vitit Courtois për të favorizuar David De Gea e Spanjës. Ky është formacioni i më të mirëve:
De Gea, Dani Alves, Sergio Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Kante, Hazard, Messi, Mbappè e Cristiano Ronaldo

Futbollistja më e mirë e botës është një rikthim, por me kualitet të padiskutueshëm. E nderuar nga Roberto Carlos cmimi shkon për kampionen braziliane Marta, ndërsa trajneri më i mirë në futbollin e femrave është ai i Lyon, Reynald Pedros.

Në fund kishte edhe një cmim special për një lojtar special. Lennart Thy i VVV-Venlo, ka munguar në një ndeshje kundër PSV Eindhoven për të dhuruar gjakun e tij tek një i sëmurë me leucemi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *