• |
ide | kryesore

Asli Enver denoncon portalin turk,sërish në gjyq

Paparazzi, Slider



Ishte shkuar në mediat turke se aktorja e “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver kishte nisur një lidhje të re me një biznesmen. Sipas shtypit, biznesmeni ishte i martuar, madje kishte dhe fëmijë por shpejt do të divorcohej nga bashkëshortja për shkak të Asli Enver. Duket se një lajm i tillë nuk është pritur aspak mirë nga aktorja e cila ka vendosur të denoncojë ata që shkruan këtë lajm.

Në një deklaratë të saj, Enver ka thënë:
“Nuk jam prononcuar asnjëherë për asnjë lajm që ju keni shkruar, pavarësisht nëse ka qenë apo jo i vërtetë në lidhje me ndarjen time por lajmet e ditëve të fundit kanë qenë vërtet të shëmtuara. Fakti që keni ngatërruar emrin tim me atë të një personi i cili është i martuar dhe ka fëmijë më ka nervozuar pas masë, mua dhe familjen time. Kemi nisur një proces ligjor për gazetën që e shkroi. Që sot e tutje do t’i përdor të drejtat e mia siç më takon sipas ligjit, nëse ju cënoni figurën time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *