• |
ide | kryesore

Tjetër seancë “e blinduar” për 3 pjesëtarë të klanit `Bajri’, tek Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit



Paralelisht me gjyqin e Emiliano Shullazit dhe dy anëtarëve të tjerë të grupit të tij, në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të mbahet sot një tjetër seancë e rëndësishme.

Pas gjashtë anëtarëve të arrestuar si pjesë e klanit “Bajri”, sot tre të tjerë pritet të njihen me masën e sigurisë. Ata janë Ismet Idrizin, i arrestuar në Shkodër dhe Denis Brajoviq, Klaudio Hoxhalliun, të arrestuar në Tiranë.

Ditën e djshme Krimet e Rënda kanë lënë në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal “Bajri”, të cilët janë; Ilir Rustemin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimajn, arrestuar në Shkodër dhe Fabiol Rexhepin, të arrestuar në Shkodër.

Mësohet se të arrestuarit kanë ofruar garanci për një masë më të butë duke pretenduar gjykim në gjendje të lirë ose arrest shtëpiak, por kjo nuk është pranuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *