• |
ide | kryesore

Loredana konfirmon shtatëzaninë në ditëlindjen e 23 të Mozzik

Paparazzi, Slider



Mund të mbeteni disi të habitur, por reperi i njohur nga Kosova mbush sot vetëm 23 vjeç.
Në ditën e tij të lindjes Mozzik bëri një urim falënderues, për prindërit, bashkëshorten Loredanën dhe fansat që e mbështetën në karrierën e tij.

Por urimi që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i partneres së tij, e cila konfirmoi në mënyrën më romantike që së shpejti do të bëhen tre.
Pavarësisht se prej muajsh është përfolur shtatzënia e Loredanës dhe se reperi do të behët për herë të parë baba, asnjë prej tyre nuk kishte reaguar deri më sot.
“Gëzuar ditëlindjen Mozzik, përveç se je bashkëshorti im, ti je shoku im më i mirë. Në çdo njeri dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti, për mua ti je perfekt. Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them. Përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Loredana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *