• |
ide | kryesore

Ish-simboli i United, Ince, del krah Mourinhos: “Pogba duhet të shitet menjëherë”

Sport



Nëse popullariteti i José Mourinho është në rënie të lirë pas një sezoni të nisur në mënyra katastrofike me Manchester United dhe pankina e Special One është gjithnjë e më tepër në rrezik me Zinedine Zidane në pritje, nuk është se po shkon më mirë për “kundërshtarin e tij të madh” Paul Pogba.

Përplasjet mes të dyve nuk numërohen më e po shkatërrojnë gjithë ambjentin në dhomat e zhveshjes, përvecse po ndikojnë në rezultatet e skuadrës. Në ditët e fundit situata degjeneroi, me kritikat e francezit ndaj trajnerit pas barazimit me Ëolverhampton, pasuar nga vendimi i Mourinho për të zhveshur Pogba nga shiriti i kapitenit dhe një seancë stërvitore ku nuk munguan zënkat me tone të larta.

Një nga ikonat e United, Paul Ince, ka folur për këtë çështje i intervistuar nga The Sun, duke dalë në krah të trajnerit: “Situata po zgjatet shumë e gjërat po përkeqësohen – mendon ish-mesfushori – Skuadra e ndjen dhe është më mirë për të gjithë që Pogba të shitet në janar”.

“Pogba – përfundoi anglezi – duhet të tregojë më shumë respekt për teknikun por edhe shokët e skuadrës. E sigurtë se nga këto gjëra në kohën time nuk do të ndodhnin” përfundoi Ince duke i dhënë një kritikë të hapur edhe shoqërisë me mënyrën se si po e administron situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *