• |
ide | kryesore

Report TV sulmon Eni Vasilin dhe Fevziun: “Inkuzitorë”. Kujt i shërben ekrani i Bolinos?

Kryesore, Lajme



Televizioni Report TV, që prej ditësh është vënë në syrin e ciklonit jo vetëm nga anatemimet e liderve të opozitës, por edhe nga reagimet në rrjetet sociale, ka vendosur të përgjigjet sot për akuzat se u shërbeu përdhunuesve të Xhisielës. Kur disa ditë më parë gazetari që braktisi Londrën për qëllime fisnike, M… Veliu e mori vajzën 25-vjeçare në intervistë, ai nuk i bëri asnjë pyetje për ta ballafaquar atë me ato që kishte deponuar në polici. Asnjë të vetme. Dhe kjo qe arsyeja e kundër reagimeve gjaknxehta.

Por sot, Report TV ka shfrytëzuar dy intervistat e saj në ‘Open’ dhe ‘Opinion’ për të bërë një shkrim të gjatë që mbërrin në këtë konkluzion: “…Ato) tregojnë, në mënyrë të qartë që Report TV, bëri para të tjerëve, të njëjtën punë gazetareske, por me dy ndryshime të rëndësishme: Nuk i dorëzoi kuriozitetit të publikut fytyrën e vajzës, duke pranuar ta intervistojë me kurriz dhe nuk bëri inkuizitorin mbi episodet e dhunës siç u pa mbrëmë. Vajza kërkoi haptazi të mos fliste në publik për dhunën e pësuar, kërkesë të cilën Report TV pranoi ta respektojë. Dhuna ndaj Xhisielës është e faktuar nga aktet hetimore dhe nuk u takon gazetarëve, me pyetjet e tyre edhe shumë private të tentojnë ti faktojnë, e duke detyruar viktimën që t’i rrëfejë publikisht”. 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Zbulohet prova/ Manipulimi i dytë i dëshmisë së vajzës së përdhunuar 

Pra atë që nuk bëri gazetari M…Veliu, pra as minimumin e punës së tij, të krahasonte versionin e deponimeve që vajza ka dhënë me alibinë që ajo po paraqet në publik, në editorialin e tij Report TV, e konsideron qëndrim etik. Etik ndaj kujt, ndaj pushtetit?

Pikërisht këtë version kanë dhënë Lulzim Basha, Sali Berisha që e quajtën intervistën e M… Veliut si ekzekutimin e dytë të vajzës dhe Monika Kryemadhi që akuzoi Report TV se vajzën ia kishte sjellë në studio banda e Rahjave, duke e detyruar të hynte në televizion.

Por në editorialin e sotëm, ku i ka quajtur Vasilin dhe Fevziun si gazetarë kamikazë, Report TV nuk ka gjetur asnjë justifikim për faktin se të njëjtin qëndrim mbajti edhe në 29 korrik kur ngjarja u denoncua për herë të parë. Ai botoi i pari alibinë se Xhisiela nuk ishte përdhunuar, por qe e shqetësuar për shpifjet e Berishës.

©LAPSI.AL 



16 Comments

  1. Nese vini i re me kujdes gjithe kesaj historie dramatike , personazhet kryesore te kesaj drame nuk jane keta dy te rinj . Tjeterkund fshihej kaprodhja . Shteti aktivizoi ne maximum makinerine e saj te propagandes dhe shpifjes dhe ja arriti qellimit . I gjithe qellimi i saj ishte te largonte nga vemendja e publikut personazhet kryesore te kesaj drame qe ishin z.Balla , z. Rrahja(deputeti) dhe Kryetarin e Bashkise z.Bushi . Ju keshilloj ta lexoni edhe nje here me kujdes kete histori dramatike .

    1. Përveç atyre personazheve me pushtet politik që ti përmend, po mundohen të fshehin edhe mosreagimin e Drejtorit të Policisë, Ministrit të Brenjshëm dhe Kryeministrit ndaj email-ve që u ka dërguar oficeri Nuhu dhe që ky mosreagim provon lidhjen me krimin të këtyre institucioneve.

  2. Televizioni mafioz, pa tjeter qe mbro pushtetin mafioz, e banditet e tije, e ketu eshte i paguari nga qeveria BOLLINO.

  3. Qelbet ne te kater anet e shkreta Shqiperi, sepse shqiptaret kane vdekur. Nuk ngelet tjeter, groposja qe te mos i hane sorrat e korbat. Jo tek ure e Qabese, si tek kenga., qe ishte nje shqiptar, por te gjithe.

  4. Natyrisht qe gjithcka u gatua qe te largohej vemendja nga;
    1.Klani Bajroviq – Ditmir Bushati
    2. Kryepolici Nuhu – Tao Balla

  5. Ju lutem mos u merrni me me Xh.M..se nuk eshte e para e as e fundit se boll kishte rene 12 kg dhe besoj qe me shume po e lendoni ju(media)sesa mos funksionimi i shtetit dhe dhunimi sistematik i burgaxhiut te rilindjes, qe e konsideronte si pronen e tij..
    Pse u kujtua ju media,shoqeria civile pas 1 viti dhunim qe i behej!?
    Pse nuk merreni me vertetesine se pse SHÇBA pezulloji Çitozin.Cfare deklaroji ne SHÇBA vajza?
    Pse prokuroria nuk ka bere detyren ne kushtet e flagrances?E per kete duhet pyetur prokuroria.
    Pse nuk dalin kamerat e stacionit te polices, pse nuk pyeten policet qe kane qene ne komisariat,pse nuk merren tabulatet telefonike te personave te akuzuar.etj
    Boll u moret me Xh.M meruni me
    kok cepin nga librazhdi dhe organizaten qe ai perfaqson..

  6. Andi je shume i sakte vetem do shtoja se nqs kjo ishte histori e sajuar perse u arrestua tani Rexhep Rrahja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *