• |
ide | kryesore

259 persona të vdekur, vendi ku selfiet nuk mund të shmangen

Paparazzi, Slider



Teksa iu shkon në mendje të qëndroni pranë një shkëmbi panoramik, apo në majën e një ujëvare vetëm për të bërë një “selfie”, atëherë duhet të bëni shumë kujdes, pasi kjo mund të jetë edhe gjëja e fundit që bëni në jetë.

Në 6 vitet e fundit, më shumë se 250 persona në mbarë botën kanë humbur jetën duke bërë “selfie”. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga “All India Institute of Medical Sciences”, një grup kolegjesh mjekësore publike me seli në Nju Delhi.

“Të paktën 259 persona kanë vdekur si pasojë e realizimit të një “selfie”, thuhet në numrin e muajve korrik-gusht të “Journal of Family Medicine and Primary Care”.

Këto ngjarje kanë ndodhur nga tetori i vitit 2011 deri në nëntor të vitit 2017. Edhe pse femrat bëjnë më shumë “selfie”, burrat janë më të prirë ndaj rreziqeve, thuhet në studim. Si pasojë, numri i burrave që kanë humbur jetën duke bërë “selfie” është më i lartë se i femrave.

Nga 259 vdekjet, studiuesit zbuluan se shkaku kryesor ishte mbytja, pas incidenteve ku përfshiheshin mjete transporti, – si shembull, bërja e një “selfie” përpara trenit që afrohet, – apo rëniet nga lartësitë. Shkaqe të tjera të vdekjeve të lidhura me “selfie”-t përfshijnë kafshët, armët e zjarrit apo rënia në korrent.

Megjithëse studimi arriti në përfundimin se India kishte numrin më të lartë të vdekjeve se çdo vend tjetër në botë, raportime të shumta incidentesh fatale prej “selfie”-ve vijnë gjithashtu nga Rusia, Shtetet e Bashkuara apo Pakistani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *