• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye drejt divorcit?!

Paparazzi, Slider



Nuk është sekret se Kim Kardashian dhe Kanye West kanë patur debate në të shkuarën, në lidhje me sjelljen e tij të çuditshme apo bindjet politike.
Por pavarësisht të gjithave, Kim i ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj! Mirëpo së fundmi në “Keeping Up With The Kardashian”, Kim ka rrëfyer më shumë seç duhet në lidhje me martesën e saj duke zbuluar të gjitha debatet me të shoqin.

Dhe të gjithë fansat në “Twitter” janë të bindur se Kris Jenner po bën gati terrenin për të lajmëruar divorcin e së bijës me reperin. Shikuesit besnikë të emisionit kanë vënë re ngjashmëri mes këtij episodi dhe atij në vitin 2011, kur Kim po divorcohet me Kris Humphries.

Së fundmi, Kim po i tregonte motrës Khloe se Kanye u mërzit me të sepse nuk i gjeti ngjyrën e duhur të lekoplastit.

https://www.youtube.com/watch?v=V_M6GqvPsoI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *