• |
ide | kryesore

Pranga ndërtuesve në Tiranë, mashtruan tatimet me 1 milion dollarë

Lajme, Të fundit



Tatimet kanë zbuluar një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në rreth 1 milion dollarë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga drejtoria e tatimeve.

Ndërkohë disa biznesmenë janë arrestuar nga policia, si më poshtë:

Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen E. B, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim.

Burime nga prokuroria thanë se biznesmenët tentuan të manipulojnë me fatura fiktive, për një kreditim të paligjshëm të TVSH-së duke shmangur pagesat dhe detyrimet financiare.

Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.



2 Comments

  1. Ahhhh ku je o sali ku je?? Kur do vij prap ajo koha jote, qe te gjith benin c te donin, vidhnin pirdhnin qi.. Vrinin. E nuk te hynte gjemb ne kemb. Ahhhh kur??

  2. Nostalgji tamam !!!
    Por sot, me cudit fakti qe Saliu, Luli dhe te gjithe ata te PDs, nuk e pranojne se kan qene ata ne qeverine e asaj kohe ku hanin e pjerdhnin te gjithe ata qe punonin ne shtet..!
    Sigurisht qe te gjithe ata qe paten bo qejf dhe u bene miljonere ne shtet, sot qe shqiperia po behet tamam shet me ligje per te gjithe njesoj, ankohen ata tani..
    Mos harrojme se biznesmenet e pasur, hajdutet, mafja.. asnjehere nuk u leverdis te kete shtet me ligje te forta.
    Prandaj PD i ka te sigurta rreth 20% te votavet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *