Tashmë në rrjetet sociale jemi njohur më sfida nga më të ndryshmet, të krijuara nga personazhet apo dhe njerëz të zakonshëm. Pas bumit që krijoi “Kikichallange”, ne u njohëm edhe me “Gjiko Challenge”, kërcimi i reperit në këngën “Si Bugatti”, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Ky kërcim u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shumë njerëz filluan të shpërndanin video duke imituar Gjikon, me në sfond këngën e tij. Por në fakt nuk duhet të quhej “Gjiko Challenge”, por “Piles Challenge” dhe e dini pse? Sepse ky kërcim është thjesht “i huazuar”.Mbrëmjen e djeshme, blogeri i njohur Olti Curri ka postuar në Instastory disa video të kërcimit të Gjikos, ku tregonte se ai ishte frymëzuar nga reperi i huaj Piles, i cili bënte të njëjtin kërcim në këngën e tij “Rock”, të publikuar rreth një vit më parë.