• |
ide | kryesore

Zbardhet ekspertiza/ Komandoja qëlloi 4 herë mbi viktimën në Bllok

Lajme, Të fundit



Është zbardhur ekspertiza mjekoligjore për Fabian Gaxhën, viktimën e sherrit të 4 tetorit në qendër të ish-Bllokut ku mbetën edhe 2 të plagosur. Sipas mjekëve Fabian Gaxha, i cili mbeti viktimë është qëlluar me 4 plumba në trup.

“Pas këqyrjes që i është kufomës së shtetasit Fabian Gaxha, ku ka rezultuar se në trupin e tij u konstatuan 4 plagë tejshpuese, në vendet pranë sisës së djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë, pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm, vihet re një plagë 1X1 cm, si edhe një plagë në pjesën e kokës” – thuhet në ekspertizën që citon Panorama.

“Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, çka tregon se viktima kishte kryer qitje. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një triko me ngjyrë të zezë me kapuç, me mbishkrimin “Rebook” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë e zezë” – thuhet në ekspertizën mjekoligjore. Besohet se mbi Gaxhën qëlloi nënoficeri i forcave komando Melviol Billo i cili është shpallur në kërkim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *