• |
ide | kryesore

Mayweather pranon sfidën me Khabib: “Bëni gati paratë”

Sport



Floyd Mayweather ka pranuar sfidën e Khabib Nurmagomedov, kampionit të UFC, duke u vënë në qendër të duelit të të pathyeshëmve, ashtu si bëri pak kohë më parë pikërisht ndaj Conor McGregor.
Boksieri amerikan, që u rikthye për të mundur irlandezin vitin e kaluar, është sfiduar nga rusi me provokim.

Mayweather, 41 vjecar, është përgjigjur në mënyrën e tij karakteristike: duke i kërkuar kompanive që e mbështesin atë të fusin duart në xhep e ta bëjnë ndeshjen të ndodhë.
Në Twitter, kampioni i 50 fitoreve pa asnjë humbje, shkruajti: “CBS, Showtime dhe MGM Grand bëni gati cekun.
“Shko tek faqja @leonardellerbe për të parë sfidën e Khabib Nurmagomedov për mua.”

30 vjecari Khabib, e kërkoi duelin me amerikanin për të vendosur kampionin e padiskutueshëm të peshave të lehta, duke qenë se edhe vetë ka rekordin e 27 fitoreve pa asnjë humbje.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *