• |
ide | kryesore

Brazili, fitore në frymën e fundit: Super klasiken me Argjentinën e vendos Miranda

Sport, Video



Brazili merr më të mirën në Arabinë Saudit, në finaln e luajtur për Super Klasiken me Argjentinën. Pak emocioni në Jeddah, por nuk mungoi si gjithnjë agonizmi mes Brazilit e Argjentinës: në fund numërohen shtatë kartë të verdhë e mbi 30 ndërhyrje të gabuara në total.

Brazili ishte superior në zotërimin e topit dhe raste, por ndeshja u vendos vetëm nga një goditje me kokë e Miranda në minutën e 93′ në goditjen nga këndi të Neymar, që i dhuroi fitoren Selecaos. Derbi amerikano jugor përfundoi 1-0, pikërisht kur u mendua se fituesi do të vendosej nga penalltitë.

Argjentina pa Messin nuk kishte status-quo e zakonshme. Icardi ishte në hije, ndërsa Dybala u detyrua të lërë fushën e lojës në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi në gju.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/68aKqMFSmzlCyKtpA5sH_16_72d1c9055f028929b5b702a41e0a5cfb_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *