• |
ide | kryesore

Përgënjeshtrohet lajmi i largimit nga muzika i Michael Buble

Paparazzi, Slider



Lajmi se këngëtari kanadez i cili pak ditë më parë i kishte dhënë lamtumirë muzikës në një intervistë të dhënë për “Weekend” nga Daily Mail është përgënjështruar ditën e sotme.

“Michael Buble as që që ka në plan të tërhiqet nga muzika. Nuk isha prezent gjatë kohës që është zhvilluar intervista, por deklaratat e tij duhet të jetë marrë jashtë kontekstit”, -është shprehur zëdhënësi i kengëtarit, Liz Rosenberg për “Insider”.

“Ndoshta ndërsa ishte duke shprehur emocionet e ndryshme që ka provuar vitet e fundit, ka thënë që ky mendim mund t’i ketë kaluar në mendje. Por, me një album të ri që pritet të lançohet në treg, me ftesa në televizione dhe me një tur të mundshëm, mund t’ju siguroj që Michael Buble nuk po tërhiqet nga muzika!”- ka shpjeguar përfaqësuesi i tij.Në intervistën e para një jave, këngëtari kishte deklaruar që sëmundja e djalit të tij, Noah, i kishte ndryshuar përceptimin për jetën duke vënë në pikëpyetje prioritetet e tij, e si rrjedhojë kishte ndërmend të tërhiqej nga muzika.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *