• |
ide | kryesore

Lopetegui nuk trembet nga Conte: “Nuk pres zëvendësuesin tim”

Sport



Nisja zhgënjyese e sezonit ka hedhur hije mbi të ardhmen e Julen Lopetegui tek Real Madrid që, përvecse të përgatisë ndeshjen me Levanten, duhet edhe të mbrohet nga fjalët. Antonio Conte është favoriti për ta zëvendësuar në rast shkarkimi, por tekniku i merengues është shfaqur i qetë: “Jam i përqendruar në ndeshjen me Levante, jam tekniku i Real dhe i di pritshmëritë. Do ti arrijmë objektivat tona duke punuar e djerësitur”.

Madrilenët vijnë nga katër ndeshje pa shënuar asnjë gol, duke marrë vetëm një pikë kundër Atletikos, ndërsa kërkojnë të dalin nga kriza në ndeshjen me Levante. Në qendër të polemikave ështe ish-trajneri i kombëtares spanjolle, që nga qershori në drejtimin e Real Madrid, që në 11 ndeshjet e para ka humbur 4 ndeshje e ka barazuar dy. “Nuk jam në pritje të zëvendësuesit tim”, ka thënë Lopetegui gjatë konferencës për shtyp. “Kam besim tek klubi, jam i qetë dhe i përqendruar tek puna ime. Nuk e dimë cfarë do të ndodhë në këtë sezon, por duhet të fitojmë në fushë për tu përmirësuar akoma më shumë. Përqendrimi ynë nuk lidhet me 5-6 ndeshjet e ardhshme por vetëm tek Levante”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *