• |
ide | kryesore

Jenna Dewan kërkon kujdestari të përbashkët për vajzën pas firmosjes së divorcit me Channing Tatum

Paparazzi, Slider



Pas 6 muajsh të ndarë, balerina e njohur Jenna Dewan ka firmosur zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj Channing Tatum.
37-vjeçarja është fotografuar teksa mbërriti në LA për Halloween, e veshur sportive. Me syze dielli dhe rroba të rehatshme, Jenna dukej disi e shpërqendruar, pasi po atë ditë kishte nënshkruar ndarjen përfundimtare nga aktori 38-vjeçar.

Sipas burimeve të afërta të saj, Jenna dëshiron kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të vajzës Everly, dhe gjithashtu mbështetjen financiare të ish-bashkëshortit.
Shkaku për divorc është cilësuar si ‘dallime të papajtueshme’ dhe aktorja gjithashtu ka kërkuar që të rikthejë mbiemrin e saj Dewan pasi kishte marrë atë Tatum.

Përgjigjja e Tatum ndaj kërkesës së divorcit tregon se ai dëshiron gjithashtu kujdestarinë e përbashkët, një shenjë se këto procedura po ecin në mënyrë miqësore mes dyshes.
Javën e kaluar u raportua se Channing Tatum është lidhur me këngëtaren Jessie J, vetëm gjashtë muaj pasi ndarjes.

Jenna e ka pritur mirë këtë dhe po vazhdon të ecë përpara. Sipas burimeve, ajo është duke u njohur me dikë dhe ai nuk është personazh i famshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *