• |
ide | kryesore

Rita Ora suprizon këtë Halloween, transformohet si reperi Post Malone (Video)

Paparazzi, Slider



Rita Ora e merr gjithmonë seriozisht festën e Halloween-it, ndaj mbrëmjen e sotme na bëri të fërkojmë sytë nga transformimi i saj.
Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur të shndërrohej në reperin amerikan Post Malone dhe ia ka dalë me sukses.

Rita shfaqej e veshur me një këmishë të gjërë me kuadrata, ndërkohë që mbante një cigare në duart e përshkruara plot me tatuazhe. Ndërsa fytyra e Ritës, ishte shndërruar me mjeshtëri në atë të Post Malone-s, duke nisur nga telat në dhëmbë, tatuazhet ikonë në fytyrë, mjekra e kaçurellat.

“Do e nis Halloween-in për ju, pikërisht tani. Postyyy të dua vëlla @postmalone .. Dhe gjithashtu, faleminderit për 14 milionë fansa në “Instagram”. – shkruan krahas fotos Rita Ora.
Madje Rita surprizoi të gjithë fansat e mbledhur në koncetin në Webley, ku u shfaq e veshur si reperi Post Malone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *