Gjatë emisioneve “live” ka shumë të papritura dhe moderatorët kanë përgjegjësi t’i menaxhojnë në mënyrën e duhur.
Ardit Gjebrea u has me një të tillë gjatë emisionit “E diela shqiptare”, pasi një prej monitorëve në studio kishte një problem me audion.
Pas performancës së një 16-vjeçare në kategorinë “New Artist”, dëgjimi i vendimit të jurisë hasi si pengesë mungesën e audios në monitorin e studios.
Moderatori i njohur shqiptar i bëri thirrje teknikës që të kthente audion, pasi në këtë mënyrë nuk mund të vazhdonin.
“Nuk dëgjojmë opinionin e jurisë dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të zgjidhet problemi, se është e katërta javë që po turpërohemi”, u shpreh Gjebrea.
Duke ruajtur qetësinë, moderatori vendosi që afrohej pranë jurisë për të dëgjuar vendimet e tyre.
“Nëse teknika nuk do të na përgjigjet, do të gjejmë zgjidhje”, tha Ardit Gjerbrea.
Por problemi zgjati vetëm pak minuta, pasi teknika e emisionit bëri të mundur kthimin e audios menjëherë. Arditi sqaroi më pas se defekti ishte për shkak të shkëputjes së një kabulli të monitorit.
Cfare lajmi eshte ky mirë qe nuk na tregoni sa here shkon arditi ne tualet te dhjese
I thone “kabëll”, jo kabull. O idiot gazetar !
Do thuash ti : – Na e bëj kabull, se nga padija e kemi.
– Jo, të them unë. Shko në shkollë përpara se të marrësh kurajon të shkruash për publikun.