• |
ide | kryesore

Nicky Minaj ofron mijëra dollarë për videon e sherrit me Cardi B

Paparazzi, Slider



Që situata nuk ishte e mirë midis dy repereve më të famshme të momentit, kjo nuk vihej në dyshim. Por që Nicki Minaj të ofrojë 100 mijë dollarë për videon e ‘’sherrit’’ mes tyre, këtë nuk e kishim menduar ndonjëherë.

Gjatë një episodi të ‘’Queen Radio”, 35-vjeçarja bëri ofertën bujare për këdo që kishte xhirime të momentit kur është zënë me Cardi B gjatë javës së modës në New York. Kjo, për arsyen e vetme sepse ajo pretendon se e ka rrahur kolegen e saj, madje i ka gjuajtur shumë herë në fytyrë dhe kërkon që këtë ta shohin dhe ndjekësit e saj.

Kujtojmë që Cardi B u përball me Nickin para pak javësh dhe u akuzua se e goditi me takën e këpucës, pasi kjo e fundit përmendi vajzën e saj në disa komente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *