• |
ide | kryesore

Halloween-i i personazheve të njohur (FOTO)

F1, Paparazzi



 Të gjithë i kushtojmë kohë dhe energji festës së fundtetorit.

Por kur je personazh njohur nga miliona njerëz, Halloween bëhet më impenjativ dhe kthehet shpesh në një “shfaqje spektakli”.Këtë vit, të famshmit kanë zgjedhur të maskohen si superheronj, qënie të mbinatyrshme dhe krijesa të tjera të çuditshme.

Më poshtë, iu listojmë disa nga veshjet më të veçanta për 2018:

 

Rita Ora

Rita u vesh si  një rocker-i Post Malone, duke i imituar tatu-të dhe gjithëçka tjetër.

Këngëtarja, madje u ngjit në skenë për të performuar një version karaoke të hitit të “rockstarit” të njohur.

Harry Styles

Harry u ktheu në vitin 1975, duke u maskuar si këngëtari Elton John.

Harry e veshi kostumin të premtën, me datë 26, që përkonte respektivisht  me datën e performancës së Elton John në 1975.

Dhe padiskutim, Elton ishte i lumtur për zgjdhjen e kostumit.

Perrie Edwards

Zakonisht, duket e ëmbël dhe e mirë, por  këngëtarja e “Little Mix”, Perrie Edwards, na tregoi të gjithëve një anë të errët duke u veshur si Ursula e filmin vizatimor të Disneyt , “Sirena e Vogël”.

 

Kandall Jenner

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” dhe modelja Kandall Jenner shkoi në festën Halloween-it e veshur si Fambot, personazhi nga film i Austin Powers, i vitit 1999.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *