• |
ide | kryesore

VIDEO+18/ Chiara Ferragni imiton Sharon Stone, por plas polemika

Arkiva, Lapsi Leaks
ferragni



Për natën e Halloween, Chiara Ferragni zgjodhi të imitonte Sharon Stone në një nga skenat më të famshme të kinemasë. Influencuesja italiane, e veshur me një fustan të bardhë, të ngushtë, të shkurtër, një bisht, taka të bardha dhe një cigare mes gishtave, ndau një video në Instagramin e saj me 29.7 milionë ndjekës, ajo riprodhoi sekuencën e famshme të “Basic Instinct”.

Skena e nxehtë nuk u pëlqeu të gjithëve dhe në rrjetet sociale ka shpërthyer menjëherë polemika. “Doja t’i bëja homazh këtij momenti epik”, – ka shkruar influencuesja, por jo të gjithë e kanë vlerësuar imitimin e saj, duke e gjykuar si vulgar. “Nuk i arrin as tek kavilja, Sharon Stone”, – thotë një komentues.

“Ajo tregoi gjithçka” – shton një tjetër. “E ka bërë me një lehtësi duke u dukur vulgare. Nuk ka krahasim!” – shton dikush. “Përpjekja për të qenë seksi si Sharon Stone është e dështuar dhe e paarritshme”. “Ajo duket si një grua 50-vjeçare” – shkruajnë të tjerë.

Videoja pa të brendshme dhe e censuruar në pjesët intime e Ferragni, megjithatë pati sukses të madh dhe u përhap shpejt në web. Pati edhe shumë nga ata që e pëlqyen gjestin e saj. Partneri i saj, Fedez ishte veshur si Rose në filmin Titaniku. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *