• |
ide | kryesore

Fjalimi më i pazakontë motivues i një trajneri: “Do t’iu lë të ktheheni në këmbë”

Sport, Video



Nuk ka rëndësi nëse luan finalen e Botërorit, Champions League, apo një ndeshje të kategorisë së dytë, pasioni është ai që con përpara lojën. Një diskutim motivimi në dialekt është bërë tashmë viral në rrjetet sociale.

Është fjalimi i trajnerit të futbollit, Crescenzo Laiso, për futbollistët e skuadrës së tij, Villa di Briano (Caserta), në pushim të ndeshjes kundër Aragonese, në Kategorinë e Dytë. “Do tiu lë të ktheheni në këmbë dhe të martën do tiu bëj të vraponi 20 orë”, është një nga frazat e thërritura fort nga Laiso, që shton më pas: “ata kërcejnë e ne i shohim, nuk bëjmë një ndërhyrje me taka, nuk bëjmë një kontrast loje, nuk bëjmë presing”.

Fjalët mund të mos kenë qenë shumë poetike, apo të përzgjedhura, por qëllimit ia arritën, duke qenë se lojtarët e tij, në atë moment humbës 1-0, e kthyen ndeshjen në pjesën e dytë duke fituar 3-2. Në vetëm pak orë video ka bërë xhiron e ëeb.

https://www.youtube.com/watch?v=wHJn_l3gIc4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *