• |
ide | kryesore

Mel B ironizon Victoria Beckham për Halloween

Paparazzi, Slider



Mel B, e ka çuar Halloween-in në një nivel tjetër këtë vit.

Tashmë anëtare e jurisë së show-t “America’s Got Talent”, Mel ishte pjesë e festës me kostume që modelja Heidi Klum mban çdo vit më 31 tetor. Por kur të tjerët kishin veshur kostumet apo maskat e frikshme që vishen zakonisht për Halloween, ajo kishte ardhur e maskuar si Victoria Beckham.

Siç shihet dhe nga fotoja, këngëtarja 43-vjeçare ka të vendosur një maskë me fytyrën e Victorias, të cilën e ka kombinuar me një fustan të zi, një veshje në fakt ikonë e ‘’Posh’-it të “Spice Girls”.

Por ajo që e bën maskimin thumbues është tabela që mban në dorë Mel B, e cila shkuan: “Jo, unë nuk do të shkoj në tur!” – si për të ironizuar fjalët që përsërit vazhdimisht Victoria kur pyetet për ribashkimin e grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *