• |
ide | kryesore

Dua Lipa 2.6 miliardë muzikës Britanike

Paparazzi, Slider



Kur themi se ky vit është viti i Dua Lipës, nuk po flasim aspak me fjalë boshe.

Këngëtarja që ne duam kaq shumë, po arrin sukses pas suksesi duke trumfuar në muzikën ndërkombëtare.

Muzika britanike ka arritur një rekord prej 2.6 miliardë paundësh fitime, prej Duas dhe artiste si Ed Sheeran dhe Harry styles, duke pësuar kështu një rritje me 7% të ardhurash.

Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si “Shape of You” dhe “Perfect”, ishte më i shituri i vitit të kaluar.

Ndërsa u ndoq nga albumi ‘Human’ i Rag ’n’ Bone Man dhe albumi i dytë i Sam Smith në vendin e pestë.

Ylli i muzikës pop Dua Lipa shtoi suksesin duke u bërë artistja më e transmetuar në Spotify në 2017, duke mposhtur Rihannën dhe Taylor Swift.

Ka pasur edhe një paraqitje nga Harry Styles, i cili siguroi vendin e nëntë me albumin e tij të debutimit.

Eventet live si turnet apo festivalet sollën 1 miliardë dollarë të ardhura, duke përfshirë turnet botërore të The Rolling Stones, Coldplay dhe Sir Paul McCartney.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *