• |
ide | kryesore

Justin sërish në gjëndje të keqe emocionale, fotografohet duke qarë

Paparazzi, Slider



Kohët e fundit Justin Bieber nuk ka arritur ta kontrollojë mirë gjendjen emocionale duke shpërthyer në të qara në vende publike. Gjatë të dielës këngëtari i famshëm u pa sërish duke qarë teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij Hailey Baldwin, gjatë një vizite në një lokal në Orlando, Florida. 24-vjeçari u fotografua duke mbajtur kokën në duart e tij, ndërsa modelja 21-vjeçare ishte ulur përballë tij duke e përkëdhelur në fytyrë. Sipas një burimi, lokali ku ata ishin ulur u boshatis nga skuadra e sigurisë së Justin, pasi ai dhe Hailey porositën dy pije. Burimi tha se Justin dukej i shpupurisur dhe i pikëlluar ndërsa përpiqej të fshihte lotët e tij nën kapelën e bardhë. Kjo nuk është hera e parë që Justin është parë duke qarë kohët e fundit. Pak javë më parë ai u fotografua duke ecur zbathur në rrugë dhe mjaft i shqetësuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *