• |
ide | kryesore

VIDEO/ I rrethuar mes femrash, puthje dhe prekje intime, TMZ publikon tradhëtinë e Tristan ndaj Khloe

Paparazzi, Slider



Episodi i së dielës në “Keeping Up With the Kardashians” është *ai* që të gjithë fansat kanë pritur që në nisje të sezonit. Pra, tradhëtia e të famshmit Tristan Thompson!

“E!” ka publikuar një trailer ku shfaqen katër motrat e familjes Kardashian/Jenner, në momentin kur mësuan përmes lajmeve të publikuara për tradhëtinë e partnerit të Khloe-t. Mendimi i parë i tyre ishte motra, e cila për pak ditë do të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, True.

“Unë nuk dua as ta imagjinoj të jem në vend të Khloe-t në këtë moment. E gjithë kjo situatë ma shpif” – u shpreh Kourtney.
“Duket si një shaka e shpifur” – Kendall i tregon Scott, teksa janë në makinë.
Kylie është e vetmja që merr guximin që t’i dërgojë Khloe-s linkun, pasi sipas saj ajo duhet ta marrë vesh nga ne dhe jo nga interneti.

“Askush nuk kishte guxim t’i tregonte Khloe-s, sepse e dimë që ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ne nuk donim që ta stresonim, por ishte gjëja më e mirë për t’u bërë. Ndaj ia dërgova. Nuk dua ta lëndoj, por është më mirë që ta merrte vesh nga ne”- tregoi Kylie Jenner.
Ky episod është xhiruar në muajin prill, kur skandali i tradhëtisë u bë publike në media. Që nga ajo ditë, lidhja mes Khloe-s dhe Tristan është një mister, teksa ata qëndrojnë bashkë, por burime pranë tyre tregojnë se po kalojnë shumë vështirësi.

https://youtu.be/xfXy36Iq_iU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *