• |
ide | kryesore

“I trajtoni femrat si objekt seksi në Shqipëri”, çfarë tha tjetër blogerja live në emisionin e Ermalit (Video)

Arkiva, F1, Paparazzi



I ftuar mbrëmjen e djeshme në Xing me Ermalin ishte Nas Daily, blogeri i famshëm Izralito-Palestin, i njohur për videot promovuese me kohëzgjatje vetëm 1 minutë. (Kliko këtu). Krah Nas ishte dhe e dashura e tij, Alyne e cila e shoqëron në këtë projekt 1000 ditor që prej fillimit. Gjatë intervistës diçka nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar. Pyetja që nervozoi Alyne në “Xing me Ermalin” ishte pyetja me spec e Kejvinës drejtuar Nas, “Udhëtimet i bën për të kapur femra?!”. Një pyetje e cila ndikoi tejmase negativisht tek e dashura e blogerit dhe në këtë rast nuk bëhët fjalë për një xhelozi. Ajo e konsideroi pyetjen pa vend dhe u shpreh se femrat në Shqipëri dhe jo vetëm keqtrajtohen, e mbi të gjitha përdoren si objekt seksi.

“Kjo pyetje është e papërshtatshme, unë e di që këtu jemi në Shqipëri dhe ju nuk i rrespektoni gratë, por kjo për mua do të thotë shumë”, është shprehur Alyne.
Ajo ka vijuar më tëj duke thënë:
“Shteti juaj ka një problem, atë të keqinterpretimit të figurës së femrës dhe shkeljen të drejtave të saj”.

Për të shmangur këtë situatë Ermali e konsideroi pyetjen “funny”(për të qeshur), por Alyne nuk e ka pranuan si të tillë sërish duke thënë që imazhi i femrës mos të keqtrajtohet ose keqpërdoret sipas interesave.

“Jam e mërzitur me këtë bote sidomos me Shqipërinë ku femrat në rrugë trajtohen si m*t, si objekte seksi”, ka shtuar Alyne.

Pas agravimit të situatës Ermali dëshirontë që këtë skenë ta priste dhe të mos dilte në transmetin, por çifti ishte kundra, ata donin që kjo temë të diskutohej dhe pse jo të mos meren masa, fundja ky ishte synimi i saj. Ndoshta Ermali u ndje nën presion dhe vendosi që këtë ta fusë në transmetim, duke e treguar ai një video pas kuintave. Moderatoi pranoi se në Shqipëri lejohet të bësh seks në televizion por ishte kundra transmetimit të një teme që prek mjaft femra të cilave ju shkelen të drejtat në botë sidomos kohët e fundit në Shqipëri.

https://youtu.be/BFHRwwkkiIw



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *