• |
ide | kryesore

Dua Lipa një hap para Ariana Grandes

Paparazzi, Slider



Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, arriti që të triumfonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV Europe Music Awards”.

23-vjeçarja u nderua me çmimin “Best Pop” në ceremoninë që u mbajt në Bizkaia Arena, në Bilbao të Spanjës.

Ajo ndodhej e nominuar në të njëjtën kategori me Ariana Grande, Camila Cabello dhe Shawn Mendes, prej të cilës doli fitimtare

“Faleminderit fansave të mi që më votuan”, shkroi Dua pas marrjes së çmimit.

Dua ishte në konkurrim edhe për kategorinë “Best Look”, të cilën e fitoi Nicki Minaj.

Po ashtu, këngëtarja shqiptare ishte e nominuar edhe në kategorinë për çmimin “Artisti më i mirë”, të cilin e fitoi Camila Cabello.

Konkurrentët për çmimin “Best Pop”:

Ariana Grande

Camila Cabello

Dua Lipa: FITUESE

Hailee Steinfeld

Shawn Mendes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *