• |
ide | kryesore

Rekord absolut i Real Madrid: akordi me sponsorin teknik është çmenduri

Sport



Mund të mos jetë një Real Madrid fitues në fushë, në këtë pjesë të sezonit, por Florentino Perez ka shumë motive për të buzëqeshur. Ashtu si e kishte paraprirë presidenti përpara ortakëve, e sipas asaj që bën të ditur gazeta spanjolle “Marca”, klubi kampion bote ka përmbyllur akordin e ri me Adidas, për rinovimin e sponsorizimit teknik.

Multinacionalia me tre vija vesh merengues që nga 1998 e tani për të zgjatur bashkëpunimin deri në 2030, në skadencë në 2020, do të paguajë shifrën rekord prej një miliard e 100 milionë euro, praktikisht 110 milionë euro në vit.

Në këtë mënyrë, Real dyfishon shifrën që përfiton aktualisht, 52 milionë euro në vit dhe fanella e tij do të bëhet më e shtrenjta në botë, duke kaluar edhe vendin e parë që aktualisht mbahet nga Manchester United me 85 milionë në vit gjithnjë me Adidas, ndërsa Barcellona përfiton 83 nga Nike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *