• |
ide | kryesore

Detaji që ngre dyshime, a është ndarë Luana nga Krenar Çoçaj?!

Paparazzi, Slider



Luana Vjollca ka zgjedhur të jetë gjithmonë hermetike përsa i përket jetës private dhe ruan me fanatizëm historinë e saj të dashurisë duke e mbajtur shumë larg syve të publikut. Mirëpo e kundërta ndodh me Krenarin, i cili nuk ngurron t’i komentojë herë pas here moderatores së “Shiko kush luan”, në profilin e saj në “Instagram”. Mirëpo, tanimë mediat kanë ngritur dyshimet se çifti po përjeton një periudhë jo fort të mirë. “Intv” ka zbuluar se Luana dhe Krenari nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, çka ngre dyshimet se i kanë dhënë fund lidhjes. Ende nuk dihen arsyen e këtij vendimi, por më herët Luana komentoi gjatë emisionit lidhjen në distancë, kur i ftuar ishte Robert Berisha, teksa u shpreh se është shumë e vështirë.

“Norën e takoj vetëm në fundjavë” – u shpreh Roberti.

“E di, ta qaj hallin” – iu përgjigj Luana, duke ngritur dyshimet se kjo mund të jetë edhe arsyeja e vërtetë e krizës mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *