• |
ide | kryesore

Ky është reagimi i ish të dashurit të Arianës pasi dëgjoi këngën e saj

Paparazzi, Slider



Këngëtarja Ariana Grande na bekoi me një këngë të re të shtunën me titull “Thank U, Next”, që do të jetë himni i të gjitha ndarjeve. Në nisje të këngës, këngëtarja e hitit “Breathin” rendit të gjithë ish-të dashurit e saj, duke filluar nga Big Sean, Ricky Alvarez, Mac Miller dhe Pete Davidson.

“Shkruajta disa tekste këngësh për Ricky-n, tani i dëgjoj edhe qesh” – këndon mes rreshtave të këngës Ariana, për balerinin me të cilin u dashurua në 2015-ën. Dhe le të themi se nuk është shumë e ëmbël si frazë krahasuar me ish-at e tjerë.

Ricky ka rregjistuar veten duke dëgjuar këngën dhe shfaqet i surprizuar nga teksti kur dëgjon emrin e tij.

Video është rishpërndarë nga vetë këngëtarja, e cila i kërkon falje që ai kishte fjalinë më të sikletshme.

Gjithsesi, Ariana nuk e publikoi këngën pa ia treguar më parë Big Sean dhe Ricky-t, kështu që këto janë vetë filma nga ai.

Grande dhe Alvarez qëndruan të lidhur për më shumë se një vit derisa njoftuan ndarjen në vitin 2016. Ajo i dedikoi pas ndarjes këngën “Moonlight” nga albumi “Dangerous Woman”.

“Ai priti që ta puthte atë për një kohë të gjatë dhe Ariana u impresionua nga ky fakt. Ai është një zotëri i vërtetë dhe kjo këngë përfaqëson më së miri romancën që ata patën.” – janë shprehur më herët miqtë e saj.

 

View this post on Instagram

 

@arianagrande omg #arianagrande #rickyalvarez #thankunext

A post shared by hannah (@moonlighttourvideos) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *