• |
ide | kryesore

Bayern gati të bëjë çmenduri për Mbappe, Hoeness: “Për të, asnjë limit shpenzimi”

Sport



Nuk është e vështirë të dashurohesh sportivisht me Kylian Mbappe. Ajo cfarë djali i mrekullive po bën në fushë, sidomos pas një Botërori të përjetuar si protagonist e të fituar në fund, nuk mund ti lërë indiferentë gjigantët e futbollit Europian.

Bayern Mynih madje si rrallë herë në histori është gati të bëjë çmenduri për ta patur në Allianz Stadium Mbappé. I intervistuar nga Bild, presidenti i bavarezëve Uli Hoeness ka hapur derën për sulmuesin e Paris Saint Germain: “Për të nuk do të kisha asnjë limit financiar, vetëm se nuk ka dëshirë të vijë tek ne…”.

Vetëm se Mbappe mund të ndryshojë Parisin vetëm për Real Madrid. Mbretërorët ruajnë sharmin që mund ti bëjë diferencën adoleshentit francez, për më tepër që në deklaratën e numrit 1 të Bayern lexohet qartë refuzimi në kontaktet që kanë patur me Mbappe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *