• |
ide | kryesore

Stilistja akuzon ish-banoren e BB për vjedhje

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë, ish-konkurrentja e spektaklit “Big Brother Albania” Tea Zhuli njoftoi se e kishte marrë shumë seriozisht botën e modës. Në profilin e saj në “Instagram”, Tea prezantoi koleksionin e ri të fustaneve, ku theksonte se këto krijime mbajnë firmën e saj.
“Pamja e parë e koleksionit që do vijë së shpejti. Një projekt i krijuar me shumë dëshire dhe përkushtim, dizenjuar nga unë, i menduar për festat e fundvitit.” – njoftonte Tea.
Mirëpo, stilistja e njohur Mimoza Kamberi, e cila ushtron këtë profesion për më shumë se 40 vitesh ka kontaktuar “Blitz.al” për të rrëfyer se ish-banorja e BBA i ka vjedhur punën e saj.

Kamberi ka publikuar edhe komunikimet sistematike në ‘whats app’ me Tea Zhulin, ku e qorton atë se nuk i kishte bërë pagën e kursit, kishte vjedhur idetë dhe fustanet nga dyqani fshehurazi. E në fund, i kishte bërë bllok në “Instagram”. Sipas Kamberit, është shumë e lehtë të vërtetojë deklaratat e saj, sepse dyqani është i mbushur me kamera.
“Sigurisht është shumë e turpshme që ti e dashur Tea bën këto veprime, vjen sikur do të bësh kurs për stiliste, kërkon të qepësh fustane, i merr hajdutshe dhe nuk paguan as mësimin që ke marrë për dy javë, as punën që të është bërë për modelimin, prerjen, provën dhe qepjen e fustaneve që po mashtron ndjekësit e tu.”- ka shkruar zonja në një mesazh drejtuar Teas.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *