• |
ide | kryesore

Debati Rama – Meta/ Si lexohet dhe kujt i jep të drejtë Kushtetuta? (nenet)

Të fundit



Në një përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale për dekretimin si ministër i brendëshëm i Sandër Lleshit, Edi Rama ka bërë një propozimpër Metën. Sipas tij meqë juristët e dy institucioneve kanë pikpamje të ndryshme nëse ai është apo nuk është ushtarak, Meta duhet ta çdekretojë atë si gjeneral dhe ta emërtojë si ministër. Por piërisht ky qëndrim e ka shtyrë juristin dhe ish ministrin Ylli Manjani të mbërrijë në përfundimin se kryeministi ka shkelur kushtetutën. Përtej etiketimeve si karafil, apo thirrjeve që ai të hetohet nga SPAK, pjesa racionale e qëndrimeve të Manjanit konsiston ne 2 pika”.

 Sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo. Dhe duke ditur kushtetuta e trajton statusin e ministrit njësoj me atë të deputetit, për rrjedhim Sandër Lleshi nuk duhej të propozohej as si minisër: “neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër” shkruan Manjani.

Pra këto janë dy nenet që provojnë se ndryshe nga sa akuzonte Rama një javë më parë ka qenë ai vetë dhe jo Ilir Meta që nuk kanë zbatuar kushtetutën. Pra fakti se një ushtarak nuk mund të zgjidhet deputet dhe fakti tjetër se për du bërë ministër duhet të përmbushësh ato kushte që ka gje zgjedhja në kuvend, i japin të drejtë presidentit. Prandaj Rama doli sot me propozimin e ri që presidenti të ç’dekretojë ushtarakun Lleshi dhe të dekretojë qytetarin Sandër.

©Lapsi.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *