• |
ide | kryesore

Solari kalon “provimin”, konfirmohet dhe hyn në historinë e Real Madrid

Sport



Provimi, nëse kështu mund të quhet periudha “ad interim” gjatë së cilës ka drejtuar Real Madrid nga 29 tetori, është kaluar me sukses me vota të plota me katër fitore në po aq ndeshje mes La Liga, Kupës së Mbretit dhe Champions. Rezultate pozitive që kanë bindur Real Madrid t’i besojë drejtimin e skuadrës Santiago Solari, që tashmë bëhet zyrtarisht trajneri i ri i Los Blancos. Në Spanjë flasin për një kontratë deri në 2020 gati për t’u firmosur.

I thirrur te skuadra e parë pas humbjes poshtëruese të merengues në klasiken me Barcelonën (5-1), ish-trajneri i skuadrës B priste të qëndronte për një kohë të shkurtër në stol, në pritje të mbërrijes së mundshme të ndonjë tekniku “big”. Por në dy javë punë argjentinasi është treguar i aftë të bindë lojtarët, tifozët dhe drejtuesit me stilin e tij dhe rezultatet.

Ai që ka zyrtarizuar konfirmimin e Solarit ka qenë Federata Spanjolle e Futbollit për Agjencinë AFP: “Real Madrid është marrë me kontratën e tij dhe nuk ka pasur probleme”. Sipas rregullave të Federatës një kusht “ad interim” nuk mund të tejkalojë 14 ditët. Pas pesë humbjeve në shtatë ndeshje epoka Lopetegui, me Solarin në stol Real Madrid ka fituar katër ndeshje në katër me 15 gola në aktiv dhe 2 të pësuar. Ky është fillimi më i mirë i historisë për një trajner të Los Blancos në katër ndeshjet e tij të para.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *