• |
ide | kryesore

Një kërmill në sallatën e mbretëreshës, çfarë mase iu dha shefit të kuzhinës

Paparazzi, Slider



Nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen se kush mund të jetë ushqimi i preferuar i Mbretëreshës Elizabeth, mësoni një gjë të sigurtë, që kërminjtë nuk futen në listë.

Sipas librit të ish-shërbëtorit mbretëror Charles Oliver, “Darka në Pallatin Buckingham”, Mbretëresha u trondit kur gjeti një kërmill në ushqimin e saj dhe i la shefit të kuzhinës një shënin mjaft të ashpër.

Sepse Mbretëresha dhe Princi Philip mbanin një fletore shënimesh për çdo vakt, ku mund të jepnin përshtypjet lidhur me ushqimin e shërbyer.

“Një herë, në një gatim u gjet një kërmill i ngordhur dhe Madhëria e saj kishte shkruar ‘E gjeta këtë në sallatë, a mund ta hani atë?’ dhe bashkë me shënimin kishte lënë dhe kërmillin e ngordhur”- shkruan Charles në librin e tij.

Sidoqoftë, Charles shkruan se Mbretëresha nuk është nazelie për ushqimin. Megjithatë, kur ajo ka të ftuar në një drekë joformale dhe ata zbulojnë pëlqime ose mospëlqime të caktuara për ushqimin, ajo mban shënime si referenca për në ardhmen. Në rast mysafiri kthehet sërish të kujtohet ushqimi që mund të gatuhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *