• |
ide | kryesore

Bashkëshorti i Pink inkurajon viktimat e zjarreve të Kalifornisë

Paparazzi, Slider



Bashkëshorti i Pink, Carey Hart po inkurajon viktimat e zjarreve të Kalifornisë për të mbrojtur pronat e tyre nga grabitësit duke përdorur të drejtën e Amendamentit të Dytë për të mbajtur armë.

Hart bëri një postim të frikshëm të disa personave me armë në dorë në Instagram ku shkruante: “Është për të ardhur keq që disa njerëz përfitojnë nga të tjerët në një krizë. Ndërkohë që zjarret në Malibu vazhdojnë shkatërrimin e vendit, disa banorë vendas po luftojnë për të mbrojtur pronat e tyre.Ka pasur shenja të hajdutëve që kanë thyer shtëpitë. Epo, nëse je një hajdut, mendohu dy herë para se të kthehesh në Malibu . Mbroni pronën tuaj…  Amendamenti 2”.

Të paktën 435 ndërtesa në veri të Los Anxhelosit u dogjën nga zjarret që detyruan evakuimin e 250,000 njerëzve në Kaliforninë Jugore gjatë fundjavës.

Pink dhe Carey Hart ishin gjithashtu në mesin e atyre që u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre prej 110 milion dollarëshe në Malibu, që deri tani u ka mbijetuar zjarreve, të cilat kanë djegur gati 100,000 hektarë.

Disa prej të famshmëve të evakuuar janë gjithashtu familja Kardashian, Miley Cyrus dhe Gerard Butler.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *