• |
ide | kryesore

Opozita nuk u ftua në takimin Shqipëri-BE, reagon Pollo: Frikë nga kriminalizimi

Lajme, Të fundit



Opozita thotë se nuk ka marrë ftesë nga mazhoranca për takimin e dhjetë të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.

Kreu i komisionit të integrimit evropian, Genc Pollo thotë se qeveria prishi traditën pozitive të përfaqësimit në organet e BE-së, duke shtuar se ky gjest vjen jo vetëm nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit por edhe si shenjë e degradimit politik të qeverisë.

Reagimi i plotë i Pollos:

Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim evropian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetem me zyrtare si Bushati e te tjerë por pa kryetarin e e ketij komisioni për integrimin europian, te cilit nuk ju dërgua ftesë.

Që në vitin 2011 Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te antarësimit te vendit ne BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017.

Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.



2 Comments

  1. Ore debila po ju deklaruat ne menyre bonbastike ne mes te Bruxelit se ‘ NESE ESHTE BALLA PREZENT , NE LARGOHEMI’…. Na turperuat ne syte e eruopes, u bete gazi i botes, dolet komplet bllof.

    Tani thone , pse nuk na ftoni …. kur dihet qe Balla do jete aty..

    Shume mire kane bere.. sa te na turperoni prap.. me mire rrini aty ku jeni se nuk jeni per kete pune ju…

  2. Lereni –PALLEN-ti zgjidhi ato pune se eshte me i kenduari i -ridhjerjes-Ah o popull ku u katandise.Te te coje corape kuqi i Librazhdit ne BE-si ta merr mendja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *