• |
ide | kryesore

Taylor Swift fshihet në valixhe për ti shpëtuar paparacëve (Video)

Paparazzi, Slider



Që prej vitit 2014 ekziston një teori konspirative pak e vështirë për t’u besuar pasi këto gjëra jemi mësuar t’i shohim vetëm në filma.

Taylor Swift mendohet se i shmanget paparacëve duke u fshehur brenda një valixheje të madhe. Truprojet e saj janë fotografuar disa herë duke nxjerrë nga apartamentet e 28-vjeçares një valixhe të madhe të cilën e transportonin me shumë kujdes dhe delikatesë.

Edhe pse Taylor asnjëherë nuk e ka konfirmuar këtë teori ajo ka shpejguar se mënyra se si i shmanget paparacëve kur del nga shtëpia nuk është aspak e zakonshme dhe as e rehatshme.

Së fundmi miku i saj Zayn Malik në një intervistë të dhënë për “Variety” ka rrëfyer se kjo gjë është mëse e vërtetë. Sipas Zayn, vite më parë Taylor vuante nga ankthi i paparacëve dhe u detyrua të transportohej me anë të një valixheje vetëm për t’i shmangur.

Kur nuk gjendet brenda saj atëherë skuadra e sigurisë e mbulon gjithmonë këngëtaren me 3 çadra të mëdha në mënyrë që ajo të mos ketë asnjë kontakt me kamerat dhe paparacët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *