• |
ide | kryesore

Berguzar Korel:Kam harruar të jem vetvetja

Paparazzi, Slider



Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja ka folur krejtësisht “pa dorashka”, duke rrëfyer kështu plot detaje nga jeta e saj. Një nga këto detaje, është pikërisht fama e saj. Nëse mendoni se ajo po e shijon, e keni gabim. Berguzar, është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë se do të arrinte të kishte kaq shumë famë. Dhe si pasojë, nuk e kishte përgatitur veten për atë çka e priste. “Jam vazhdimisht e vëzhguar, në çdo gjë që bëj. Nëse them që nuk më interesojnë lajmet që qarkullojnë për mua, do të gënjeja. Për këtë gjë, duhet të kem një vetkontroll total në mënyrë që mos t’u jap asnjë arsye paparacëve apo gazetarëve të abuzojnë me emrin tim. Pak a shumë, kam harruar të jem vetvetja dhe fama nuk ka aq shumë vlerë sa brendësia e një personi,” ka thënë ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *